Lajme Zone
Policia sërish apel prindërve: Mos lejoni që fëmijët të përfshihen në protesta të dhunshme
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Policia sërish apel prindërve: Mos lejoni që fëmijët të përfshihen në protesta të dhunshme

Policia e Shtetit ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke apeluar te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të tregojnë kujdes dhe të garantojnë sigurinë e fëmijëve të tyre.

Policia e Shtetit ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke apeluar te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të tregojnë kujdes dhe të garantojnë sigurinë e fëmijëve të tyre.

Në deklaratën zyrtare, Policia thekson se në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar ndaj hedhjes së sendeve të forta dhe mjeteve të përdorura për menaxhimin e situatave të tensionuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht kur ata mungojnë në shkollë, dhe të mos lejojnë përfshirjen e tyre në situata që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin. “Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në apelin e Policisë së Shtetit.

Në deklaratë shprehet gjithashtu shqetësimi për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve për qëllime të caktuara. Policia nënvizon se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

Policia thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore, por paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.

Në përfundim, u bëhet thirrje pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

“Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara”, thekson Policia e Shtetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia