Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët ku gjatë monitorimit në 24-orët e fundit u vendosën 78 gjoba për shkelje të rregullave. Policia njofton se kontrollet kanë qenë kanë si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke evidentuar këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën dhe kalojnë rrugën në vende të palejuara. Policia Rrugore u bën apel qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes, të përdorin vijat e bardha dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet. LEXO EDHE:Sherre e dhunë në kampionatin e boksit, Vllaznia akuza Partizanit: Si në 97'! Të kuqtë për Report TV: Shkodranët kërcënuan arbitrat me telefonata Kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. A.C/E.H/Shqiptarja.com TAG: rregullat e qarkullimit Tirane policia rrugore gjoba Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6784 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
