Lajme Zone
Policia reagon për vrasjen në Shkodër/ Zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Policia reagon për vrasjen në Shkodër/ Zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Viktima është shtetasja B.Z., rreth 55 vjeçe, ndërsa autori është 62-vjeçari, SH.Z., i cili është shoqëruar në komisariat.

Bëhet me dije se është sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Ndërkohë motivet e krimit të rëndë ende nuk dihen.

Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.