Aktivisti Ilir Xhemalaj, i ftuar në studion e News24, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta dhe tronditëse ndaj autoriteteve dhe forcave të policisë, teksa ka rrëfyer përvojën e tij si pjesëmarrës që nga dita e parë e revoltës popullore. Xhemalaj nëvirtualizoi se përshkallëzimi i situatës erdhi pasi pushteti injoroi për muaj të tërë zërin e qytetarëve, ndërsa denoncoi nivelin e paprecedentë të dhunës që po ushtrohet nga uniformat e kaltra ndaj rinisë dhe të miturve. “Kam marrë pjesë prej ditës së parë të protestës. Protestuam 140 ditë paqësisht dhe askush nuk na dëgjoi. Këto janë grahmat e fundit të regjimit diktatorial,” u shpreh aktivisti dumka mbajtur qëndrimin e tij në studio. Gjatë fjalës së tij, ai dënoi ashpër ndërhyrjet e dhunshme të policisë për shpërndarjen e tubimeve: “Të rinjtë që kanë qëndruar qetësisht janë dhunuar nga policia. Policia nuk lejon as tubimet, i shpërndan protestuesit me forcë dhe dhunë. Po tregohet urrejtje nga ata, kanë dhunuar edhe fëmijë.
Policisë iu premtuan 2500 euro shpërblim për të rrahur qytetarët. Kjo është dhunë diktatoriale; dy të rinjve u është çarë kafka! Por nga ana tjetër, ka një trimëri nga të rinjtë që nuk e kam parë kurrë më parë”, u shpreh ai mes të tjerash. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
