ABC News ka siguruar pamje ekskluzive të protestuesve të maskuar të cilët kryejnë akte dhune gjatë protestës të kësaj të shtune, 31 tetor. Siç shihet edhe nga pamjet një djalë i maskuar qëllon me llastiqe e gurë në drejtim të forcave të rendit.
Ndërkohë policia, ka bërë të ditur se ka identifikuar personat e maskuar nëpërmjet teknologjisë. Ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita bëri të ditur se janë identifikuar 52 persona, dosja hetimore e të cilës do të dërgohet në prokurori. Ata do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha veprat penale të kryera përgjatë ditëve të protestave të dhunshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet policiaprotesta e dhunshme ne Tirane
