Policia ka përdorur tre autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit edhe nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Kjo ndodhi menjëherë pasi protestuesit mbërritën në sheshin para Kryeministrisë, ku një grup të rinjsh nisën të godisnin me gurë autobotin e ujit të pozicionuar në oborrin e godinës qeveritare. Në kundërpërgjigje, efektivët përdorën tre autobotët me ujë për të larguar të rinjtë që qëllonin me gurë, duke i shpërndarë deri në sheshin “Skënderbej”. Po ashtu, pranë Ministrisë së Brendshme, efektivët e policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

