Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale u shfaqen disa adoleshentë të ndaluar nga policia gjatë protestave të ditëve të fundit. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se personat që shfaqen në pamje nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në ambientet e bllokut të sigurisë. Sipas policisë, videoja paraqet momentin e parë të neutralizimit të personave në flagrancë, në një prej institucioneve shtetërore ku ata dyshohet se po tentonin të hynin. REAGIM I PLOTË DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË “Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.
