Teksa një pjesë e mirë e protestuesve janë shpërndarë në Rrugën e Dibrës, policia ka vijuar ndjekjen e tyre. Pak momente më parë një grup efektivësh janë parë teksa futen në një prej rrugicave përgjatë rrugës. Megjithatë, efektivët prezentë nuk kanë lejuar gazetarin e News24, Osman Stafa, si edhe pjesëtarë të tjerë të mediave që të ndjekin zhvillimet në zonën ku u fut policia, duke krijuar shqetësime për transparencën e veprimeve të tyre kundrejt protestuesve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
