Situata në protestë ka kaluar në një fazë më të ashpër nga forcat e rendit. Dhjetëra forca policie dhe një autobot me ujë kanë nisur të vënë para protestuesit. Për të krijuar një gardh mbrojtës përpara Kryeministrisë dhe për të arritur shpërndarjen e turmës, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, ndërkohë që në vendngjarje dëgjohen sirenat e makinave të policisë. Momenti kur ndërhyn policia, përplasje të ashpra para Kryeministrisë Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026
