Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Policia ndalon qytetarët të shkojnë në protestë/ Gazetari Muka përplaset me efektivët: Kush je ti që më ndalon?


Policia ka vendosur atë që quan kordon policor dhe nuk lejon protestuesit që të bashkohen me protestën.

Policia ka vendosur atë që quan kordon policor dhe nuk lejon protestuesit që të bashkohen me protestën. Madje, nuk e kanë lejuar që të shkojë në protestë as gazetarin Klevin Muka. Gazetari Muka është përplasur verbalisht me policët. “Pse nuk lejohet që të kaloj?”. (Një polic e shtyn) Gazetari: Mos shty more Polici: Është perimetër

Gazetari: Kush e vendos perimetrin, ti e vendos? Kush je ti që e vendos perimetrin mo

(Polici shtyn sërish)

Gazetari Muka raporton nga terreni se edhe qytetarë nuk lejohet që të kalojnë në krahun tjetër, duke mos u lejuar të protestojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gazetari muka protesta