Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Policia mos lëviz', zbulohet 'foleja' nëntokësore ku kultivohej kanabis në Shkodër! Sekuestrohen 170 kg lëndë narkotike, 10 në pranga (EMRAT+VIDEO)


Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku ka sekuestruar 170 kilogram kanabis. Në pranga kanë rënë 10 persona.

Shkodër - Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku ka sekuestruar 170 kilogram kanabis. Në pranga kanë rënë 10 persona. Të arrestuarit janë identifikuar: Dorjana Kovaçi dhe Migena Perçi, Agim Kovaçi, Endrit Kovaçi, Ronaldo Dule, Arben Guri, Artur Lika, Fatmir Luka, Ervin Toli, Anton Toli LEXO edhe...Shkodër/ Era shkul gjysmën e çatisë së shkollës 9-vjeçare në Iballë (VIDEO) Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Labirinti”. Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”. Gjatë kontrollit në njërin prej objekteve, një magazinë, shërbimet e Policisë zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor. Ambienti ishte i ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 10 shtetasit e konstatuar në këtë ambient: -D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër; -A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, të tre banues në Cërrik; -A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë; -A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan; -F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, të dy banues në Ishull-Lezhë; - E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. L., 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër. Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe 170 kg lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Lajm ne perditesim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al kanabis Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 22.8% Asnjëra 6.1% Vota total: 2320 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?