Lajme Zone
Policia largon me forcë protestuesit nga trotuari para Kryeministrisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia largon me forcë protestuesit nga trotuari para Kryeministrisë

Qytetarët që janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë nuk janë lejuar të qëndrojnë as në trotuar, ku policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë. Protestuesit po qëndronin në trotuarin pranë godinës së Kryeministrisë, si në tubimet e mëparshme, por efektivët e policisë janë afruar dhe i kanë detyruar të largohen nga zona. Të irrituar nga ndërhyrja, qytetarët kanë kundërshtuar veprimin e policis

Qytetarët që janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë nuk janë lejuar të qëndrojnë as në trotuar, ku policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë. Protestuesit po qëndronin në trotuarin pranë godinës së Kryeministrisë, si në tubimet e mëparshme, por efektivët e policisë janë afruar dhe i kanë detyruar të largohen nga zona.

Të irrituar nga ndërhyrja, qytetarët kanë kundërshtuar veprimin e policisë, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos lejohen të qëndrojnë në trotuar, pasi edhe hapësira e Bulevardit u është bërë e pamundur për të protestuar.

Sipas tyre, policia po pengon jo vetëm zhvillimin e protestës në Bulevard, por edhe qëndrimin e tyre në hapësirën publike përpara Kryeministrisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm