Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe me kryebashkiakun e Memaliajt, Albert Malaj, gjatë protestës së zhvilluar sot pranë xhamisë së Namazgjasë. Në pamjet e publikuara nga protesta, Malaj shihet duke u përplasur me efektivët e policisë.
Në disa momente, efektivët e tërheqin zvarrë kryebashkiakun, ndërsa dëgjohen duke i kërkuar të largohet. Incidenti ka ndodhur në një situatë tensioni mes forcave të rendit dhe protestuesve, të cilët kanë kundërshtuar nismën për reformën e re territoriale.
Protesta qytetare është zhvilluar kundër propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin territorial, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Tubimi është shoqëruar gjatë ditës me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë.

