Pamje nga aksidenti Kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet, çau barrierat mbrojtëse dhe ra në aksin Tiranë-Elbasan Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:20, një kamion me pompë betoni është përplasur me një automjet në rrethrrotullimin e TEG-ut. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe ka rënë nga pjesa e sipërme e rrethrrotullimit në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Nga aksidenti, njëri prej personave që udhëtonte në kamion ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Të tjera detaje nga aksidenti tragjik, betonierja u përplas me “Audin” dhe ra nga rrethrrotullimi
22 Korrik, 17:15 Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion nuk janë identifikuar ende, ndërsa po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë apo pasagjeri, pasi njëri prej tyre ndodhet i shtruar në spital.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që sollën këtë aksident tragjik.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto)
22 Korrik, 16:38 aksident policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Të tjera detaje nga aksidenti tragjik, betonierja u përplas me “Audin” dhe ra nga rrethrrotullimi 22 Korrik 2026, 17:1017:10Kronike Zbardhen detaje nga aksidenti pranë TEG-ut, betonierja u përplas me "Audi"-n dhe ra nga mbikalimi; një viktimë 22 Korrik 2026, 16:5816:58Kronike Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga mbikalimi (Foto) 22 Korrik 2026, 16:3316:33Kronike Dërgimi i dosjes në Gjykatë, SPAK zbardh akuzat për rastin “Metamorfoza”; fati i Ervis Martinajt ende mister 22 Korrik 2026, 16:2016:20Kronike U kapën në flagrancë duke mbjellë kanabis në Krujë, në pranga 2 persona 22 Korrik 2026, 13:5513:55Kronike Vrasja e ish-anëtarit të bandës së Aldo Bares, dëshmon në GJKKO babai i viktimës: Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time 22 Korrik 2026, 13:3013:30Kronike

