Lajme Zone
Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, tre persona të lënduar
Të tjeraTelegrafi

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, dy vetura të përfshiraZëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30. “Rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Ahmeti.Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/