Lajme Zone
Policia e Tiranës vijon me gjobat për tubimet, masa për 36 protestues që bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
PolitikëTop Channel

Policia e Tiranës vijon me gjobat për tubimet, masa për 36 protestues që bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet, policia e Tiranës ka plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet, policia e Tiranës ka plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel