Lajme Zone
Qyteti me tre hidrocentrale prodhon energji për Shqipërinë, por vetë mbetet në terr
PolitikëPamfleti

Qyteti me tre hidrocentrale prodhon energji për Shqipërinë, por vetë mbetet në terr

U mendua se me largimin e Armand Zhukës nga drejtimi i OSHEE-së për Rajonin e Shkodrës do të merrte fund vuajtja e banorëve dhe bizneseve në territorin e Bashkisë Vau i Dejës nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

OSHEE-ja rikthen ndërprerjet në prag të dimrit, ndërsa banorët dhe bizneset e Vaut të Dejës paguajnë dështimin e rrjetit dhe mungesën e investimeve... U mendua se me largimin e Armand Zhukës nga drejtimi i OSHEE-së për Rajonin e Shkodrës do të merrte fund vuajtja e banorëve dhe bizneseve në territorin e Bashkisë Vau i Dejës nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Megjithatë, në prag të dimrit, për banorët e kësaj bashkie ka nisur sërish avazi i ndërprerjeve. Mungesa e energjisë po krijon shqetësime dhe po pengon shërbimet, sidomos për familjet.

Energjia ndërpritet shpesh dhe disa herë radhazi. E njëjta situatë përsëritet pothuajse çdo vit, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e rrjetit të shpërndarjes, mirëmbajtjen dhe investimet e kryera pa cilësi e pa garanci për furnizim të rregullt gjatë dimrit.

Përveç dyshimeve për korrupsion me fondet e investimeve në stacione, nënstacione, kabina elektrike dhe rrjetin e shpërndarjes deri te konsumatori, situatën e kanë rënduar edhe emërimet politike e klienteliste. Drejtuesit kanë larguar specialistët dhe kanë vendosur në krye të degëve e sektorëve persona pa përvojën e nevojshme.

Gjatë pesë viteve që drejtoi OSHEE-në e Rajonit të Shkodrës, deri në mars 2026, Armand Zhuka, i sjellë nga Fieri, nuk siguroi furnizim të rregullt me energji për territorin e Bashkisë Vau i Dejës. Çdo dimër përsëritej i njëjti problem, ndërsa mbi administrimin e fondeve të investimeve rëndojnë akuza për abuzime.

As drejtori i ri, Qazim Rramallari, i sjellë nga Kukësi, nuk ka ndërhyrë për të ndalur ndërprerjet dhe për të garantuar furnizim të rregullt gjatë dimrit. Banorët kanë raportuar ndërprerje të shpeshta edhe gjatë stinëve të tjera.

Situata bëhet edhe më absurde për faktin se në territorin e Bashkisë Vau i Dejës ndodhen tri hidrocentrale, Vau i Dejës, Komani dhe Bushati, të cilat furnizojnë me energji një pjesë të madhe të Shqipërisë. Zona që prodhon energji për vendin mbetet vetë pa drita.

Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u angazhua publikisht për sigurimin e furnizimit me energji. Pas këtij angazhimi, kryeministri Edi Rama e sulmoi, ndërsa SPAK-u nisi procedim penal ndaj tij. Në vend që institucionet të zgjidhnin problemin e energjisë, përplasja u zhvendos te kryebashkiaku që e ngriti atë publikisht./ Pamfletiqyteti me tre hidrocentrale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit 4 Nëntor 2026, 10:3110:31Aktualitet Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të: I armatosur urdhëroi pilotin e një avioni që po fluturonte nga Madridi, të ndryshonte drejtim dhe të ulej në Shqipëri 4 Nëntor 2026, 07:4307:43Aktualitet Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme 4 Nëntor 2026, 07:3707:37Aktualitet Karamuço: Amerikanët shpenzojnë 150 miliardë dollarë në vit për drogë, kartelet fitojnë shuma marramendëse 3 Nëntor 2026, 22:5222:52Aktualitet Plagosja e ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës, Ministria e Mbrojtjes jep detaje nga ngjarja 3 Nëntor 2026, 19:3219:32Aktualitet Nga lejet e ndërtimit, te rrugët, parkimet dhe taksat, KLSH fs Sotiraq Filon e Korçës 3 Nëntor 2026, 19:0819:08Aktualitet