Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të tregojnë kujdes dhe të distancohen nga çdo akt dhune, duke theksuar rrezikun që përfshirja në situata të tilla paraqet për jetën, shëndetin dhe të ardhmen e të rinjve.
Në apelin e saj, Policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime të dhunshme dhe të mos lejojnë që të tjerët t’i përfshijnë në situata të rrezikshme. Gjithashtu, u bën thirrje të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.
Një mesazh i veçantë u drejtohet prindërve, të cilëve u kërkohet të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë që të qëndrojnë larg çdo situate që mund të rrezikojë sigurinë e tyre. “Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!”, thekson Policia e Shtetit në thirrjen drejtuar familjeve.
Policia bën me dije se shërbimet e saj janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Në përfundim, Policia u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të kontribuojnë në parandalimin e situatave të dhunshme.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Policia e shtetit

