Lajme Zone
Policia e Kukësit hedh poshtë lajmin për rrëmbimin e të riut: U përplas fizikisht me dy persona, e goditën atë dhe makinën me sende të forta! Xhaxha e nip në kërkim
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia e Kukësit hedh poshtë lajmin për rrëmbimin e të riut: U përplas fizikisht me dy persona, e goditën atë dhe makinën me sende të forta! Xhaxha e nip në kërkim

Policia sqaron se personi me iniciale V.D. është konfliktuar fizikisht me dy të tjerë, xhaxha e nip. Më pas, kur ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, dy personat i kanë dalë përpara në rrugën e Hasit dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe drejtuesin.

Policia e Kukësit ka hedhur poshtë një lajm në rrjetet sociale se një i ri nga Kukësi është rrëmbyer dhe mbajtur në pyll nga dy persona. Policia sqaron se personi me iniciale V.D. është konfliktuar fizikisht me dy të tjerë, xhaxha e nip. Më pas, kur ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, dy personat i kanë dalë përpara në rrugën e Hasit dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe drejtuesin. LEXO edhe...Gjimnazi 'Havzi Nela' në Kukës feston 70-vjetorin e krijimit, mësues dhe nxënës të disa brezave rikthehen te vitet e shkollës Me këtë të fundit, ndodhej edhe një polic që ka ndërhyrë dhe ka kërkuar edhe ndihmë. Ndërkohë policia është në kërkim të dyshes xhaxha e nip të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet për një të ri nga Kukësi, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas është rrëmbyer dhe mbajtur në pyll, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë. Sqarojmë se, më datë 20.11.2026, shtetasi V. D., në qytetin e Kukësit, ishte konfliktuar fizikisht me dy shtetas dhe për këtë rast kishte bërë kallëzim në DVP Kukës. Më pas, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij dhe, në rrugën e Hasit, dy shtetasit me të cilët ishte konfliktuar në Kukës i kanë dalë përpara automjetit dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe vetë shtetasin V. D. Me shtetasin V. D. ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë. Shtetasit S. J. dhe S. J., (xhaxha e nip) pas ndërhyrjes së punonjësit të Policisë, janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. P.J/ReportTv.al policia e kukesit Kukes konflikt Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.3% Nuk e di 9.4% Vota total: 2381 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?