Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe qytetarëve. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha dënoi atë që e cilësoi si “dhunë çnjerëzore” ndaj qytetarëve, duke pretenduar se mes personave të prekur nga ndërhyrja e policisë kanë qenë edhe gra me fëmijë të vegjël. “Dënoj dhunën çnjerëzore të përdorur ndaj protestuesve dje. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca, janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën dhe janë kërcënuar qytetarë vetëm sepse po protestonin”, deklaroi Berisha.

Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve, që të vijojnë mbështetjen për protestat. Duke komentuar situatën politike, lideri i opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama është “i plagosur politikisht” dhe se sipas tij i duhet dhënë shtyrja e fundit.

“Edi Rama nuk ka të ardhme, është i plagosur për vdekje politikisht. Duhet t’i japim shtyrjen përfundimtare”, tha Berisha.

Reagimi i tij vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së fundit, ku pati përplasje mes policisë dhe disa pjesëmarrësve, ndërsa palët kanë dhënë versione të ndryshme për zhvillimet në terren. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb