Lajme Zone
Foto/ Europa në flakë, Franca dhe Spanja përballen me një nga sezonet më të rënda të zjarreve
BotëPamfleti

Foto/ Europa në flakë, Franca dhe Spanja përballen me një nga sezonet më të rënda të zjarreve

Në Francë, situata më kritike mbetet në rajonin e Girondës, ku zjarret kanë shkatërruar mbi 42 mijë hektarë pyje dhe bimësi mesdhetare. Flakët kanë arritur deri në 15 kilometra nga Bordoja, qytet me rreth 850 mijë banorë. Në rajonin fqinj Landes, autoritetet njoftuan se zjarri është vënë kryesisht nën kontroll.

Zjarret mbërthejnë Francën dhe Spanjën Mbi 190 mijë hektarë tokë janë djegur në të dy vendet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ditët në vijim do të jenë vendimtare. Zjarret masive vijojnë të përfshijnë jugperëndimin e Francës dhe zona të gjera të Spanjës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se vala e re e të nxehtit, e parashikuar për ditët në vijim, mund të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në Francë, situata më kritike mbetet në rajonin e Girondës, ku zjarret kanë shkatërruar mbi 42 mijë hektarë pyje dhe bimësi mesdhetare. Flakët kanë arritur deri në 15 kilometra nga Bordoja, qytet me rreth 850 mijë banorë. Në rajonin fqinj Landes, autoritetet njoftuan se zjarri është vënë kryesisht nën kontroll. Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në qendrën operative të Bordosë, bëri thirrje për vigjilencë, duke paralajmëruar se "javët e ardhshme do të jenë të vështira". Sipas Federatës Kombëtare të Zjarrfikësve, zjarri në Girondë ka krijuar edhe një fenomen të rrallë atmosferik të njohur si pirokumulonimbus, një re e formuar nga nxehtësia ekstreme e flakëve, e cila mund të gjenerojë vatra të reja zjarri. Bilanci është edhe më i rëndë në Spanjë, ku qeveria e cilëson situatën si emergjencën më të rëndë nga zjarret në historinë e saj të afërt. Që nga fillimi i vitit janë djegur rreth 150 mijë hektarë tokë, më shumë se gjysma e tyre vetëm gjatë javëve të fundit. Mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Vatra më e madhe ndodhet në provincën Ávila, ku zjarri ka përfshirë më shumë se 50 mijë hektarë, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen edhe në zonat e Valencias dhe Castellónit. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi një plan prej 10 milionë eurosh për ndërtimin e strehimoreve të reja klimatike dhe theksoi nevojën për forcimin e masave të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia vizituan zonat e prekura, ku u takuan me banorët e evakuuar të strehuar në qendrat e pritjes pranë Madridit. Autoritetet në të dy vendet mbeten në gatishmëri, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe erërat e forta mund ta vështirësojnë më tej luftën kundër zjarreve në ditët në vijim. zjarr france spanje flake 6a687a1645315 6a687b25d2336 6a687bba8db7c 6a687c6725346 6a687ccb72fd5 6a6876eb75e97 6a6878297144e 6a687d483de39 6a68af48af5d5 6a68b01344b5c 6a687771be344 6a68761c26ec0 6a68806ac7925 6a687ffff09df 6a6883caa4418 6a68855f3397f 6a68a0f840049 6a68a1ea3d059 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota 'Horror' në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti 28 Korrik 2026, 15:1715:17Rajoni dhe Bota "Varri bërthamor" i SHBA-së po degradon: 80 mijë metra kub mbetje radioaktive nën kërcënimin e detit 28 Korrik 2026, 15:1515:15Rajoni dhe Bota Omani i dërgon Iranit planin e menaxhimit të Hormuzit, vendet e Gjirit mbështesin 28 Korrik 2026, 15:0015:00Rajoni dhe Bota Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po e ndërton me ndihmën e Izraelit? 28 Korrik 2026, 14:3314:33Rajoni dhe Bota Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon ‘ndihmë’ nga Trump, por rrezikon ‘fatin’ e Orbanit 28 Korrik 2026, 14:2214:22Rajoni dhe Bota Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së? 28 Korrik 2026, 14:1714:17Rajoni dhe Bota