Lajme Zone
Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI
Të tjeraTelegrafi

Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI

Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici pas disa ditësh në arrati.

Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici pas disa ditësh në arrati.Sipas policisë, pas ngjarjes i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij. Dorëzohet Vezir Haziraj, ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga Policia Sot, më 15 gusht, Policia ka zbatuar një plan veprimi në bashkëpunim me njësite të nivelit qendror, përfshirë NJSI/FIT, njësinë e vëzhgimit dhe njësi të tjera. Në operacion, sipas Policisë, rol kyç ka pasur edhe AKI-ja.Policia njofton se Haziraj, pasi ka parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar dhe gjithçka ka përfunduar pa incident.Rasti kishte ndodhur më 7 gusht rreth orës 20:50, kur një person ishte plagosur me armë zjarri. Viktima ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK për trajtim mjekësor./Telegrafi/