Lajme Zone
Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës. Aksioni policor është përqendruar në lagjen Çole, në zonën e Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë, ku efektivët kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve dhe personave të dyshimtë. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në ambiente të ndryshme, ndërsa në fokus të operacionit është verifikimi i personave të shpallur në kërkim, evidentimi i armëmbajtjes pa leje dhe identifikimi i personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Aksioni vjen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në qytetin bregdetar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë policia Vlore