Lajme Zone
Polici në flakë/ Çupi: Pamjet të tmerrshme! Shqipëria po bëhet pjesë e BE, ndaj po sulmohemi
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Polici në flakë/ Çupi: Pamjet të tmerrshme! Shqipëria po bëhet pjesë e BE, ndaj po sulmohemi

Pamje të tmerrshme i ka konsideruar analisti Frrok Çupi, pamjet e policit në flakë si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestues me maska.

Pamje të tmerrshme i ka konsideruar analisti Frrok Çupi, pamjet e policit në flakë si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestues me maska.

Në një bisedë për Breaking Neës,në ABC Neës, Cupi i cili i cilësoi autorët e sulmeve si “përbindësha” dhe “katilë të tmerrshëm”.

Çupi vlerësoi reagimin e policisë, duke thënë se ajo u përpoq të mbronte ligjin dhe qytetarët pa shkaktuar dëme, ndërsa sulmet i lidhi me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pamje të rënda dhimbje e madhe për atë djalë nëne, këta janë përbindësha, katila të tmerrshëm. Të zgjojnë cdo ndjesi të rëndë. Policia dëshmoi se është në një nivel që di ta mbrojë ligjin dhe kundërshtarin nga e keqja.

Po kundërshtari është katil. Policia është përpjekur të përdorë forcën mbrojtëse, të mbrojë vendin por pa shkaktuar asnjë dëm. Këto ditë do mbeten në historinë tonë, në historinë e qytetit të grupimeve që sulmojnë Shqipërinë, sepse Shqipëria tani po bëhet pjesë e BE. Këto janë arsyet pse na sulmojnë”, u shpreh ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet flakefrrok cupipolic