Lajme Zone
Polici i FNSH nxinë me shkop gome të renë
Të tjeraJOQ Albania

Polici i FNSH nxinë me shkop gome të renë

Protesta e studentëve dhe të rinjve në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje me forcat e policisë. Mes pamjeve që po vijnë nga terreni, një moment ngre pikëpyetje serioze: një efektiv i FNSH-së ka goditur me shkop gome një protestuese, Griselda Katiraj.

Pamjet ngrenë shqetësime mbi mënyrën se si po menaxhohet situata dhe mbi forcën e përdorur ndaj qytetarëve që ndodhen në protestë. Çfarë ndodhi përpara këtij momenti? A kishte ndonjë rrezik konkret që justifikonte përdorimin e shkopit të gomës ndaj vajzës?

Në një situatë të tensionuar, policia ka detyrimin të ruajë rendin dhe sigurinë, por çdo ndërhyrje duhet të jetë e nevojshme dhe proporcionale. Prania e uniformës nuk e përjashton askënd nga përgjegjësia për veprimet e tij.

Ndërsa protestuesit kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, pamje të tilla kërkojnë sqarim nga autoritetet.