Një tjetër episod skandaloz dhune gjatë protestës kombëtare në Tiranë, këtë herë ndaj një të moshuari. Në pamjet e publikuara, burri shihet i rrëzuar në tokë, teksa efektivët e policisë ndjekin protestuesit.
Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë skenë është se, edhe pse i moshuari ndodhet i shtrirë dhe i pambrojtur, efektivët e godasin me shkop.
Çfarë rreziku mund të përbëjë një i moshuar i rrëzuar në tokë, që të goditet edhe në atë gjendje? Pamje të tilla janë të turpshme dhe të papranueshme.
Uniforma e policisë nuk mund të jetë justifikim për dhunën ndaj qytetarëve, aq më pak ndaj një të moshuari që ndodhet i pafuqishëm përballë efektivëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

