Punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës kanë ngritur shqetësimin për organizimin e shërbimeve, duke kërkuar transparencë nga drejtuesit e institucionit lidhur me një urdhër për kryerjen e shërbimit 12-orësh me rroba civile pranë selisë së Partisë Socialiste (PS).
Sipas raportimit të punonjësve, me urdhër të drejtoreshës, ata janë caktuar të shërbejnë për 12 orë në këtë zonë, një vendim për të cilin kërkojnë sqarime zyrtare mbi arsyet dhe bazën ligjore.
Punonjësit theksojnë se Policia Bashkiake është një institucion publik dhe se organizimi i detyrave duhet të bëhet në përputhje me kompetencat ligjore, duke respektuar orarin e punës dhe të drejtat e punonjësve.
Ata kërkojnë transparencë për këtë vendim, si dhe një shpjegim zyrtar nga drejtuesit e institucionit lidhur me arsyet e caktimit të këtij shërbimi dhe mënyrën e organizimit të tij.
Denoncimi i punonjësit:
Jemi punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës dhe dëshirojmë të bëjmë publike një shqetësim lidhur me organizimin e shërbimeve tona. Sipas urdhrit të drejtoreshës, jemi lënë në shërbim 12-orësh Civila pranë selisë së Partisë Socialiste (PS). Policia Bashkiake është institucion publik dhe detyrat e saj duhet të organizohen në përputhje me kompetencat ligjore, me respektimin e orarit të punës dhe të të drejtave të punonjësve. Kërkojmë transparencë për këtë vendim dhe një shpjegim zyrtar nga drejtuesit e institucionit. Ne jemi punonjës që kryejmë detyrën tonë dhe kërkojmë trajtim të drejtë, organizim të arsyeshëm të shërbimit dhe respektim të të drejtave tona. Ju lutemi ta bëni publik këtë shqetësim, duke ruajtur anonimitetin tonë për shkak të frikës nga pasojat në vendin e punës.

