Lajme Zone
Polici 35-vjeçar nga Prizreni i cili u  gjend pa shenja jete në Morinë, dyshohet se kreu vetëvrasje
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Polici 35-vjeçar nga Prizreni i cili u  gjend pa shenja jete në Morinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.

Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Gjendet pa shenja jete një zyrtar i Policisë së Kosovës në MorinëSipas tij, pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. “Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”, ka thënë Bytyqi.Tutje ai tha se Policia e Kosovës është në kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të ndihmës në sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/