Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon mes tensioneve të forta dhe përplasjeve me forcat e rendit.
Policia ka nisur shoqërimet e protestuesve, ndërsa ndërhyrjet janë shoqëruar me momente dhune.
Në pamjet nga protesta shihet se si disa efektivë ndjekin nga pas një qytetar, e rrethojnë dhe më pas e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës. Në ndërhyrje përfshihen më shumë se 10 efektivë policie.
Situata është përshkallëzuar pas hedhjes së gurëve drejt godinës së ministrisë dhe shkuljes së kangjellave. Policia ka ndërhyrë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën edhe disa kartonëve në rrugë.
Protesta vijon në një klimë të tensionuar, ndërsa përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të rendit kanë përshkallëzuar situatën para Ministrisë së Arsimit.

