Foto Pamfleti / Shqipëria është sot peng i luftës së shërbimeve të huaja... Nga MIT-i dhe Mossadi te interesat gjermane, franceze, serbe e greke, fuqitë e huaja po përplasen në një Ballkan që zien. Politika shqiptare duhet ta zgjidhë krizën me një pakt kombëtar, përpara se lojën ta vendosin të tjerët. Lojërat e mëdha që po zhvillohen në Ballkan janë ndër më të fortat pas përplasjeve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Deklarata e Milorad Dodikut se Bosnja dhe Hercegovina ka marrë fund nuk përfaqëson vetëm një provokim politik. Ajo mund të shënojë nisjen e një avazi që premton jo vetëm trazira, por edhe rrezikun e një konflikti të ri.
Fuqitë e mëdha po e ndajnë sërish hapësirën ballkanike në zona influence, ndërsa përplasja e interesave po bëhet gjithnjë e më e fortë.
Në Shqipëri, ndërkaq, po luhet një poker spiunësh me intensitet të pazakontë. Këtë e treguan rasti Hyseni, lidhjet e dyshuara me Agasin dhe informacionet për ardhjen e fshehtë në Tiranë të drejtuesve të shërbimeve franceze dhe gjermane.
Në të njëjtën kohë, MIT-i turk, rrjetet e tij të ndikimit dhe shërbimi izraelit Mossad duket se janë përplasur fort gjatë vitit të fundit. Këto zhvillime kanë prodhuar turbulenca të vazhdueshme në politikë dhe në hapësirën publike, duke e penguar vendin të ecë në një ritëm normal institucional.
Synimi i lëvizjeve të tilla tektonike nuk duket se lidhet me ndërtimin e një rendi të ri, por me shkatërrimin e ekuilibrave ekzistues. Në këtë fushë shahu shfaqen miq dhe armiq të dikurshëm që afrohen, sepse interesat e tyre përkojnë përkohësisht.
Interesat gjermane mund të afrohen me ato turke për të frenuar ndikimin izraelit. Amerikanët mbajnë një rol më enigmatik, pasi kërkojnë të ruajnë ndikimin politik dhe, njëkohësisht, të sigurojnë përfitime ekonomike nga kjo rrokopujë gjeopolitike.
Në këtë klimë, opinioni bombardohet me video dhe skandale. Vështirë që ky bombardim të jetë rastësor. Materialet komprometuese shërbejnë si instrumente të pokerit të shërbimeve për të çorientuar publikun, për të goditur kundërshtarët dhe për të zhvendosur vëmendjen nga lëvizjet që zhvillohen në prapaskenë.
E hëna konsiderohet një ditë vendimtare për lëvizjen e Flamingove. Mundësia që protesta të devijojë drejt dhunës është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Edi Rama, për shkak të manovrave që ka kryer gjatë viteve, ndodhet përballë një panorame ku kontrollon shumë më pak nga sa pretendon. Nismën e kanë marrë aktorët e mëdhenj ndërkombëtarë. Situata të kujton “Vitin e mbrapshtë” të Ismail Kadaresë, ku palët vendase lëvizin si zgjatime të fuqive të huaja dhe përfjnë duke luajtur lojën e të tjerëve.
Në këtë terren kanë peshë edhe shërbimet serbe dhe greke. Ato kanë përvojë të gjatë veprimi në Shqipëri dhe zotërojnë infrastrukturën e nevojshme. Në dukje qëndrojnë në periferi, ndërsa në praktikë mund të shërbejnë si ndërmjetës të fuqive më të mëdha.
Politika shqiptare endet në një lojë që nuk e kontrollon dhe që nuk lidhet domosdoshmërisht me interesat e vendit. Në vend që të bëhen pjesë e pokerit të spiunëve, forcat politike duhet t’i drejtohen Presidentit të Republikës dhe të kërkojnë një pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës.
Ky pakt mund të përfshijë një qeveri teknike ose një formulë të përbashkët tranzitore. Rëndësi ka që shqiptarët ta zgjidhin vetë krizën politike dhe të mos ia dorëzojnë vendin lukunisë së shërbimeve që ka trazuar Tiranën./Pamfletipokeri i spiunëve politika e tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Flamingo Mirror”/ Zhupa: Pasqyrë propagande, Rama tenton t’i bëjë qytetarët për budallenj 3 Tetor 2026, 17:1717:17Politike “Flamingo Mirror”, pasqyra e re për dosjet e qeverisë, Rama: Do publikojmë informacionet për KAYO-n! 3 Tetor 2026, 14:5014:50Politike Reforma Territoriale/ Berisha thirrje për protestë më 8 tetor: Të mobilizohemi, të jetë më e fuqishmja në vend 3 Tetor 2026, 14:4814:48Politike “Kërcet plumbi, të ikën koka”/ Berisha: Vlora Hyseni dhe Edi Rama kanë qenë në vilën e Agasit, kam foto! 3 Tetor 2026, 13:5313:53Politike Berisha ngre akuza të forta: SHISH nën drejtimin e Agasit përgjoi opozitën, ambasadat dhe shërbimet e huaja 3 Tetor 2026, 13:5113:51Politike Ndryshimet e Ramës në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Amnisti për krimet zgjedhore 3 Tetor 2026, 13:1613:16Politike

