Pogradeci mirëpriti mbrëmjen e djeshmë edicionin e Lyhnida Fusion Fest, një festival që ndërthur aktivitetet sportive, turizmin natyror dhe muzikën live në ambientet e Parkut Ujor Drilon–Tushemisht. Aktiviteti synon të promovojë zonën si një destinacion të qëndrueshëm turistik, duke ofruar për vizitorët eksperienca në liqen dhe në natyrë, të kombinuara me performanca artistike gjatë mbrëmjes. "Zgjodhëm Pogradecin sepse është një nga parqet më të bukura që kemi, por edhe një zonë e rizhvilluar së fundmi falë mbështetjes së Bashkisë Pogradec dhe Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Ne kemi zgjedhur këtë destinacion që ta bëjmë çdo vit këtë festival që të sjellim turistë vendas dhe të huaj" tha Alda Lale, drejtuese e festivalit LEXO edhe...Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës (VIDEO) Gjatë ditës së djeshme pjesëmarrësit patën mundësi të provojnë aktivitete si lundrimi me kanoe dhe varkë në Liqenin e Ohrit, ture me biçikleta, joga, si edhe të ndjekin performanca të DJ-ve dhe koncerte me muzikë live. Organizatorët synojnë që festivali të kthehet në një traditë të përvitshme, duke e promovuar Drilonin si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të juglindjes së vendit. "Një aktivitet si ky i jep jetë dhe energji një zone të tillë që nuk ka qenë e shfrytëzuar. Ne duam që njerëzit të eksplorojnë, shijojnë e vizitojnë dhe ta ruajnë atë. Pas gjithë asaj bukurie ne kemi një ekip që kujdeset që merret me mirëmbajtjen e përditshme dhe promovimin e zonës me aktivitete si kjo por edhe gjërat karakteristike që lidhen me zonën" tha Bledi Hoxha, menaxher projektesh Pjesë e festivalit u bënë edhe operatorët turistikë, të cilët prezantuan eksperiencat që ofron Liqeni i Ohrit për vizitorët vendas dhe të huaj. Guida me varkë, njohja me historinë dhe biodiversitetin e zonës, si edhe vrojtimi i shpendëve ishin ndër aktivitetet që zgjuan interesin e turistëve. Lyhnida Fusion Fest synon të promovojë një model të ri turizmi, ku natyra, sporti, kultura dhe muzika bashkohen në një eksperiencë të vetme, me synimin për të tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë në Pogradec. U.D/ReportTv.al Korce pogradec drilon festival liqeni i ohrit Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3054 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
