Porti i Vlorës ka përjetuar një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh gjatë kësaj fundjave. Sipas të dhënave, nga dita e djeshme dhe deri sot kanë mbërritur në port rreth 2.700 pasagjerë dhe 800 automjete. LEXO edhe...'Territorialja'/ Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth ngrihen në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e kësaj bashkie me Vlorën (VIDEO) Rritja e lëvizjeve lidhet me kulmin e sezonit turistik, ndërsa shumë emigrantë dhe turistë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore. Autoritetet portuale kanë njoftuar se kanë marrë masat për përballimin e fluksit, duke mundësuar përpunimin normal të trageteve dhe shmangien e vonesave në hyrje dhe dalje të udhëtarëve. R.Xh/ReportTv.al emigrante turiste porti i Vlores Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 28% Vota total: 3241 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
