Lajme Zone
Pogradec/ Shkel arrestin në shtëpi, arrestohet Denis Meçe, i pandehur për vrasjen e Egli Progës
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Pogradec/ Shkel arrestin në shtëpi, arrestohet Denis Meçe, i pandehur për vrasjen e Egli Progës

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata.

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata.

Sipas burimeve, Meçe është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Lëvizja e tij dyshohet se është në kundërshtim me kufizimet e vendosura nga masa e sigurisë.

Denis Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ngjarje që tronditi opinionin publik në Pogradec. Meçe, së bashku me të pandehurit e tjerë në këtë çështje, ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve për shkeljen e kushteve të masës së sigurisë, ndërsa pritet të ndiqen procedurat përkatëse ligjore lidhur me këtë rast Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet