Lajme Zone
Pogradec, humb jetën elektriçisti
TeknologjiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pogradec, humb jetën elektriçisti

Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike një person rreth të 60-tave. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku dyshohet se 60 vjeçari me iniciale A.B, po rregullonte një linjë elektrike ku ka patur defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rretha

Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike një person rreth të 60-tave.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku dyshohet se 60 vjeçari me iniciale A.B, po rregullonte një linjë elektrike ku ka patur defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas informacioneve dhe banorëve jashtë kamerave elektriçisti i ndjerë kishte evidentuar defektin ditën e djeshme dhe kishte ardhur sot për të kryer ndërrimin e llambës. Por, në shtyllë kishte 2 linja tensioni prej te cilave ai kishte fikur vetëm njërën duke lënë tjetrën aktive, me të cilën ra në kontakt dhe humbi jetën.

Ai ka qëndruar pa shenja jete disa minuta në shtyllë derisa shërbimet kanë bërë të mundur zbritjen e trupit të pajetë, i cili ishte i lidhur me pajisjet e sigurisë. Prej vitesh A.B punonte si elektriçist në bashkinë e Pogradecit dhe merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.