Lajme Zone
Pobregu pa energji dhe ujë pas aksionit nga OSHEE, banorët: Nuk kemi marrë shpjegim
TeknologjiJOQ Albania

Pobregu pa energji dhe ujë pas aksionit nga OSHEE, banorët: Nuk kemi marrë shpjegim

Pas përfundimit të rrjetit të ri elektrik në fshatrat e njësisë administrative Tërthore, OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë nisur një aksion të përbashkët për kontrollet në terren, me fokus evidentimin e debitorëve dhe rasteve të dyshuara të lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Pas përfundimit të rrjetit të ri elektrik në fshatrat e njësisë administrative Tërthore, OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë nisur një aksion të përbashkët për kontrollet në terren, me fokus evidentimin e debitorëve dhe rasteve të dyshuara të lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Kontrollet kanë prekur edhe fshatin Pobreg, në Kukës, ku banorët pretendojnë se sot u është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë fshatin.

Në një denoncim drejtuar JOQ Albania, banorët shprehen se një ditë më parë furnizimi me energji ishte normal, ndërsa sot, pas mbërritjes së punonjësve të OSHEE-së dhe forcave të Policisë, energjia është ndërprerë. Sipas tyre, mungesa e energjisë ka sjellë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë, duke lënë një komunitet të tërë pa dy shërbime bazë.

“Na kanë thënë se duhet të paguajmë energjinë, ndërkohë që deri tani nuk kemi paguar për dritat. Sot kemi mbetur pa energji dhe, si pasojë, edhe pa ujë. Nuk po marrim një shpjegim të qartë se kur do të rikthehen”, shprehen banorët.

Përveç situatës së krijuar me energjinë, banorët ngrenë edhe një tjetër shqetësim të hershëm: kompensimin e pronave të përmbytura si pasojë e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Një banor i Pobregut thotë se komuniteti ende nuk është dëmshpërblyer për tokat e humbura.

Banorët e Pobregut kërkojnë ndërhyrjen dhe një sqarim nga institucionet për arsyen e ndërprerjes së energjisë, mënyrën e trajtimit të detyrimeve dhe kohën kur pritet të rikthehet furnizimi me energji dhe ujë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Albania. Ju lutem, a mund ta bëni publike këtë situatë në fshatin Pobreg, Kukës? Sot kanë ardhur policia dhe punonjësit e OSHEE-së dhe na kanë ndërprerë dritat për gjithë fshatin. Na kanë thënë se duhet të paguajmë energjinë, ndërkohë që banorët thonë se deri tani nuk kemi paguar për dritat. Dje kishim energji normalisht, ndërsa sot kemi mbetur pa drita dhe, si pasojë, nuk kemi as ujë. Një fshat i tërë ka mbetur pa dy shërbime bazë dhe nuk po marrim një shpjegim të qartë se kur do të rikthehen. Ju lutem, ndihmoni që kjo situatë të bëhet publike dhe të marrim një përgjigje nga institucionet