Lajme Zone
Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen 3 fëmijë
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen 3 fëmijë

Një grua ka humbur jetën dhe tre fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones, në Itali.

Një grua ka humbur jetën dhe tre fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e së dielës në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones, në Itali. Sipas raportimeve të mediave vendase, aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit të së dielës, në rrugën Vittorio Emanuele. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, automjeti dyshohet se ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Sipas informacioneve të bëra publike, familja po udhëtonte drejt Villanovës, ku ishte e ftuar në një festë ditëlindjeje. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, 31 vjeçe, me origjinë shqiptare. Ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj, të moshës 15 dhe 11 vjeç, si dhe një mik të tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Në gjendje më të rëndë është vajza 15-vjeçare, e cila u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines. Dy të miturit e tjerë të plagosur u dërguan në spitalin e Pordenones, në gjendje të klasifikuar si jo kritike. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe karabinierët, ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.