Lajme Zone
Po transportonte një pistoletë për ta shitur, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po transportonte një pistoletë për ta shitur, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një pistoletë me qëllim shitjen e saj. Operacioni i koduar “Price” u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një pistoletë me qëllim shitjen e saj. Operacioni i koduar “Price” u finalizua nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve. Sipas Policisë, 26-vjeçari N. D., banues në Krujë, po udhëtonte drejt Tiranës me automjet, kur u ndalua nga shërbimet policore në zonën e “Kthesës së Kamzës”. Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej për t’u shitur në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin lëvizte 26-vjeçari dhe celulari i tij. Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.