Lajme Zone
I armatosur me kallashnikov dhe duke patrulluar zonën/ Publikohet videoja e Ylli Zallës gjatë survejimit nga Policia me dron
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I armatosur me kallashnikov dhe duke patrulluar zonën/ Publikohet videoja e Ylli Zallës gjatë survejimit nga Policia me dron

Top Channel ka siguruar pamjet e Ylli Zallës, i cili shfaqet i armatosur me kallashnikov dhe duke patrulluar në zonën ku banonte, ndërsa ishte nën monitorimin e Hetuesve të Policisë së Tiranës.

Top Channel ka siguruar pamjet e Ylli Zallës, i cili shfaqet i armatosur me kallashnikov dhe duke patrulluar në zonën ku banonte, ndërsa ishte nën monitorimin e Hetuesve të Policisë së Tiranës. Survejimi i 49-vjeçarit është kryer me anë të një droni, i përdorur nga autoritetet për të monitoruar lëvizjet e tij. Në pamje, Zalla shfaqet i veshur me bluzë jeshile dhe pantallona, ndërsa lëviz në rrugët e fshatit i armatosur.

49-vjeçari u arrestua më 17 gusht në Krujë, gjatë një aksioni të forcave RENEA. Hetuesit e Policisë së Tiranës kishin ndjekur lëvizjet e tij përpara ndërhyrjes së forcave speciale.

Kush është Ylli Zalla?

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë. Top Channel