Lajme Zone
Po trafikonin 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 trafikantët u vëzhguan! Pjesë e një grupi kriminal në Kamëz, kokaina e heronia me vlerë 500 mijë €
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Po trafikonin 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 trafikantët u vëzhguan! Pjesë e një grupi kriminal në Kamëz, kokaina e heronia me vlerë 500 mijë €

Dy persona u arrestuan në një aksion të policisë të dielën, teksa do transportonin me makinë drogë nga Tirana drejt Durrësit për ta shitur në doza. Sipas policisë, ata janë pjesë e një grupi kriminal në Kamëz që furnizonin me drogë zona të ndryshme. Një tjetër grup me të cilin ata dyshohet se bashkëpunonin, po hetohet nga anti-droga.

TIRANË- Mirand Herrin 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas të Durrësit, ishin prej të paktën 2 muajsh në lupën e Antidrogës së Policisë së Tiranës. Duke ndjekur metoda speciale të hetimit, kur u siguruan se të dy, do të transportonin drogë, agjentët ndërhynë në zonën e Treshit, sa kalon kthesën e Kamzës. Mirsat Herri dhe Luftim Hoxha, përfunduan në pranga. Mbi 5 kilogramë heroinë dhe kokainë ishte ndarë në 7 pako, futur brenda një çante iu gjet nga policia në makinë. Kjo sasi planifikohej të shitej në qytetin e Durrës e ndarë në doza me të vogla. Nëse droga do të hidhej në treg dhe do të shpërndahej në doza, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro. Dyshja mendohet që drogën ta kenë siguruar në zonën e Institutit. Ata dyshohet se ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po heton edhe një tjetër grup kriminal në zonën e Sukthit, që bashkëpunonte me dy të arrestuarit. LEXO EDHE:6 vatra aktive në vend! Vihet nën kontroll zjarri në Gojan të Pukës, 1 helikopter në zonë! Ky operacion është në vazhdim të operacioneve të mëparshme të goditura nga Antidroga. Në muajin qershor u sekuestruan 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë, ndërsa u goditën të tjerë furnizues të rëndësishëm të botës së krimit. Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:14 U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit pjesë e një grupi kriminal në Kamëz! Mbi 5 kg drogë, konkretisht 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë, dyshohet se janë siguruar në zonën e Institutit. Prej 2 muajsh, Antidroga e Tiranës kishte nisur hetimet, pasi përmes informacioneve kishte zbuluar se dy të arrestuarit, Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, ishin furnizues kryesorë të drogave të forta dhe i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës. Ditën e finalizimit të operacionit, blutë kishin informacion se dy të prangosurit do të transportonin drogën drejt qytetit të Durrësit për ta shitur në doza më të vogla. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po heton edhe një tjetër grup kriminal në zonën e Sukthit, që bashkëpunonte me dy të arrestuarit. Ky operacion është në vazhdim të operacioneve të mëparshme të goditura nga Antidroga. Në muajin qershor u sekuestruan 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë, ndërsa u goditën të tjerë furnizues të rëndësishëm të botës së krimit. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Mirland Herri Tirane Luftim Hoxha Durres trafik droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.6% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1181 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?