Lajme Zone
Muçi “duet” me Salah dhe Pilo lë shenjë në Greqi, fundjavë pozitive për legjionarët. Shënojnë Asani, Brruti dhe Shpendi
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Muçi “duet” me Salah dhe Pilo lë shenjë në Greqi, fundjavë pozitive për legjionarët. Shënojnë Asani, Brruti dhe Shpendi

Një fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që u bënë protagonistë me gola dhe asiste në skuadrat e tyre.

Një fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që u bënë protagonistë me gola dhe asiste në skuadrat e tyre. Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye titullar pas dëmtimit dhe dha asistin për golin e Salah në fitoren e Trabzonsporit 2-1 ndaj Başakşehirit.

Në Itali, Cristian Shpendi gjeti rrjetën për Cesenën në barazimin 1-1 ndaj Sampdorias. Sulmuesi shqiptar shënoi që në minutën e 17-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin.

Në Iran, Jasir Asani vazhdon formën e mirë. Sulmuesi i Esteghlal shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 ndaj Sepahanit, duke zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt.

Edhe në Greqi pati kontribut shqiptar. Stavro Pilo asistoi për golin e dytë të AEK Athens në fitoren e thellë 4-0 ndaj Iraklisit.

Ndërkohë, në Kroaci, Etnik Brruti shënoi në fitoren 4-0 të Hajduk Split ndaj Osijekut. Mesfushori i Kombëtares U-21 realizoi në minutën e nëntë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin.

Në ndeshjet e fundit janë aktivizuar edhe Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Cake, Ramadani, Shehu, Laçi, Pajaziti, Hoxha, Seferi, Broja dhe Uzuni, duke vijuar angazhimet e tyre me klubet respektive.

Golat dhe asistet e Muçit, Shpendit, Asanit, Pilos dhe Brrutit e bëjnë këtë një tjetër javë premtuese për futbollistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Top Channel