Lajme Zone
KulturëABC News Albania

“Po tërheqin pafund të huaj”/ Alket Islami për “Summer Time Show”: Lezha dhe Shëngjini, zona që duhen zbuluar edhe nga lart


Në një intervistë për “Summer Time Show”, Alket Islami foli për edicionin e 15-të “Open Air”, ku e përzgjedhura për këtë vit është Lezha.

Në një intervistë për “Summer Time Show”, Alket Islami foli për edicionin e 15-të “Open Air”, ku e përzgjedhura për këtë vit është Lezha.

Ai e cilësoi zonën mbresëlënëse, sidomos kur shihet nga lart, ndërsa theksoi edhe rolin që kanë pasur eventet e tyre në promovimin e Shqipërisë.

Islami tregoi gjithashtu se ka shkuar dhe ka filmuar rrugën e re, korridorin që do të lidhë pjesën e Velipojës me Shëngjinin dhe që do të vazhdojë më tej në Mal të Zi, përmes urës mbi Bunë. “Lezha dhe Shëngjini e meritojnë, pasi i konsideroj si rivierën e veriut të Shqipërisë. Edhe Velipoja dhe Shëngjini kanë të drejtën ta gëzojnë këtë emërtim, sepse Mali i Rencit i jep mundësinë gjithë kësaj zone të konsiderohet teknikisht rivierë. Është një zonë mbresëlënëse, sidomos kur shihet nga lart. Me dashje apo pa dashje, kemi bërë PR për Shqipërinë me eventet tona. Kemi vënë një gur shumë të rëndësishëm në atë murin e madh të propagandës që po i bëhet Shqipërisë, jo vetëm përmes sportit tonë, por përmes të gjitha sporteve të natyrës.

Unë jam vetë i impresionuar. Shkova dhe filmova rrugën e re, korridorin që do të lidhë pjesën e Velipojës me Shëngjinin dhe që do të vazhdojë më tej në Mal të Zi, përmes urës mbi Bunë. Ajo është një mrekulli. Çdo shqiptar do të shkojë njëherë aty. Është një këndvështrim i jashtëzakonshëm, ku shihen Kepi i Rodonit, Bishti i Pallës dhe kodrat e Kallmit në Durrës. Është një gjeografi shumë interesante, sidomos kur e sheh nga Rana e Hedhun”, tha ai.

Ai u ndal edhe te turizmi në Shëngjin, duke theksuar se zona tërheq turistë nga Kosova, por edhe gjithnjë e më shumë të huaj.

“Shëngjini po tërheq pafund edhe të huaj, për shkak të afërsisë me rrugën nacionale, aeroportin e Rinasit dhe faktit që është qytet me port”, tha Islami.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Alket IslamiLezhëSummer Time Show