Lajme Zone
“Po të kthehesha pas, do të jetoja të njëjtën jetë”/ Kompozitori Gjergj Leka zbulon sekretin e rinisë: Më dënuan të punoja me 2700 vajza
KulturëTop Channel

“Po të kthehesha pas, do të jetoja të njëjtën jetë”/ Kompozitori Gjergj Leka zbulon sekretin e rinisë: Më dënuan të punoja me 2700 vajza

Këngëtari dhe kompozitori Gjergj Leka ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij në emisionin “E Diell”, me Ed Manushi.

Këngëtari dhe kompozitori Gjergj Leka ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij në emisionin “E Diell”, me Ed Manushi. Leka u kthye pas në vitet e fëmijërisë, adoleshencës dhe rinisë, duke sjellë kujtime nga një kohë që, siç thotë vetë, nuk do ta ndryshonte në asnjë detaj.

Këngëtari ka ndarë edhe një sekret nga jeta e tij, ku ka treguar se nuk ka punuar asnjëherë një punë në shtet, por kujton me humor një moment kur e ‘dërnuan’ të punonte një punë nën shoqërinë e 2700 vajzave.

“Edhe po të rikthehesha, nuk do t’i hiqja asnjë presje, do të jetoja të njëjtën jetë. Unë kam pasur fatin që fëmijërinë time dhe moshën e adoleshencës e kam kaluar me njerëz më të mëdhenj se unë, me më shumë tru se unë, dhe ka qenë shkolla e vërtetë e jetës.

Kur më pyesin për bëmat e rinisë, qesh dhe tregoj vetëm ato që dua. Sikur t’i kishim sot të mirat që na ka dhënë ajo kohë në muzikë, p.sh., atëherë nuk kishte playback, do të kaloje në komisionet të të shihnin kush ishe. Sot flasim për një dezertim në masë dhe unë mendoj që jemi i vetmi shtet që çdo gjë e ka përqendruar në kryeqytet, gjëra pa fund, pa nivel.

Do të them një sekret, unë nuk kam pension, nuk kam pranuar kurrë të punoj në shtet. Kam punuar në privat, që 16 vjeç. Unë kam vetëm vitet e ushtrisë, kur më hoqën nga shkolla dhe më çuan tre vjet ushtar. Të vetmet vite pune që kam janë vitet e ushtrisë dhe një herë më hoqën nga skena. Jo flokët e gjata, jo pantallonat e gjera, më çuan për dënim te NPV, një mashkull dhe 2700 femra. Nuk doja më të ikja nga atje. Më paguanin si piktor”, u shpreh Leka. Top Channel