“Rama, jepe dorëheqjen!” ka qenë refreni më i shpeshtë i protestuesve të bulevardit për 135 ditë. I njëjti refren u përsërit nga studentët që iu bashkuan ditët e fundit protestave. Dhe i njëjti refren po përsëritet sot nga gjimnazistët e shumtë që kanë lënë shkollën, dhe u janë bashkuar protestave. Në një pronocim për agjensinë Reuters, Rama deklaroi prerazi sot se nuk e jep dorëheqjen dhe se qeveritë ndryshohen vetëm përmes zgjedhjesh. LEXO edhe...Gjin Gjoni dhe deputetët e tjerë të PD-së përplasen me policinë te Komisariati nr. 3, kërkojnë të takojnë protestuesit e shoqëruar (VIDEO) Po sikur Rama ta japë dorëheqjen, çfarë do të ndodhë pastaj? Një hap i parë kushtetues në këtë rast do të ishte që PS-ja, si subjekti që ka 82 mandate në Kuvendin e Shqipërisë të propozojë një kryeministër tjetër të saj. Por një hap i tillë dihet që nuk do t’i kënaqë protestuesit, të cilët thjesht do të vazhdojnë atë që po bëjnë aktualisht. Një hap alternativ kushtetues do të ishte shpërndarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda 45 ditëve nga shpërndarja. Dhe në ato zgjedhje i bie të garojnë PS-ja e Ramës, PD-ja e Berishës, PL-ja e Metës, PR-ja e Mediut, Partia Mundësia e Shehajt, Lëvizja Bashkë e Qorit, Lëvizja Shqipëria Bëhet e Lapajt, etj, etj. Por nga një sondazh që zhvillova së fundmi për Top Story, rezultoi se PS-ja merrte pothuaj dyfishin e votave të koalicionit Berisha-Meta-Mediu etj, dhe mbi trefishin e votave të Shehajt, Qorit, Lapajt etj, të marra së bashku. Një hap alternativ jokushtetues është që qeveria të japë dorëheqjen, parlamenti të shpërndahet, dhe zgjedhje parlamentare të zhvillohen zoti e di se kur. Ndërkohë, në Shqipëri i bie të ketë anarki…. A.C/ReportTv.al Studentet reuters Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 22.6% Jo 72.6% Disi 4.8% Vota total: 124 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

