Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Po shfrytëzohet për hidrocentralet”/ Banorët në Kukës në protestë: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore! Na dëmton të mbjellat dhe humbje për ekonominë


Ditën e sotme, banorët e Shtiqënit dhe Nangës kanë dalë në protestë para Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë ndërhyrje për mungesën e ujit vaditës në tokat bujqësore që furnizohen nga Kanali i Shtiqënit.

Ditën e sotme, banorët e Shtiqënit dhe Nangës kanë dalë në protestë para Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë ndërhyrje për mungesën e ujit vaditës në tokat bujqësore që furnizohen nga Kanali i Shtiqënit. Sipas tyre, prej disa ditësh uji nuk po mbërrin në tokat bujqësore, duke vënë në rrezik prodhimet e sezonit. Banorët pretendojnë se një pjesë e burimeve ujore po shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ndërsa vaditja e tokave po mbetet pa zgjidhje. Ata i referohen marrëveshjes sipas së cilës, nga 15 maji deri më 15 shtator, duhet të garantohet furnizimi me ujë për vaditjen. Banorët shprehen se situata është veçanërisht shqetësuese për familjet që sigurojnë të ardhurat nga bujqësia, pasi mungesa e ujit mund të dëmtojë të mbjellat dhe të sjellë humbje ekonomike. Përballë shqetësimit të tyre, Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, zhvilloi një takim me banorët. Sipas tyre, gjatë takimit u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe u ra dakord që më 3 shtator të zhvillohet një takim në fshatin Shtiqën.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe institucionet përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore, me synimin për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë vaditës.

Kanali i Shtiqënit shërben për vaditjen e rreth 820 hektarëve tokë bujqësore. Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë, duke e bërë furnizimin me ujë një çështje të rëndësishme për fermerët e zonës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: banoret kukes