Lajme Zone
"Po sfidohet Shqipëria evropiane"/ Rama, flet për sulmet ndaj bankave
PolitikëCNA

"Po sfidohet Shqipëria evropiane"/ Rama, flet për sulmet ndaj bankave

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestat në Tiranë, ku tha se këto kohë po sfidohet Shqipëria evropiane. Rama i krahasoi protestat studentore që po zhvillohen prej pesë ditësh në Tiranë, me protestat e 21 janarit, ku tha se asokohe biznesi i vogël dhe bankat nuk janë prekur apo sulmuar. Ndër të tjera, shtoi se arsyeja e vetme që po sulmohen bankat dhe bankomatet, është përhapja e panikut.

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për protestat në Tiranë, ku tha se këto kohë po sfidohet Shqipëria evropiane.

Rama i krahasoi protestat studentore që po zhvillohen prej pesë ditësh në Tiranë, me protestat e 21 janarit, ku tha se asokohe biznesi i vogël dhe bankat nuk janë prekur apo sulmuar.

Ndër të tjera, shtoi se arsyeja e vetme që po sulmohen bankat dhe bankomatet, është përhapja e panikut.

Ai foli edhe për mbështetjen e protestës nga shqiptarët e diasporës, ku tha se këta persona janë ato që kanë udhëhequr fushatën e PD-së në diasporë. “Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe Shqipëria evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po a mtuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë.

Pse sulmohen bankat dhe bankomatet? Sulmohen se ky është plani përhapja e panikut dhe ëndërr shumë e keqe për të nxjerrë njerëzit në rrugë që nuk janë fare aty. Se nuk janë sot bankat piramidat e sudes që mbanin lekët poshtë tavolinës. Një pjesë e popullit dhe të ashtuquajturës diasporë e mbështet, por të gjithë ata që janë protagonist në diasporë janë personazhe që udhëhiqnin fushatën e PD-së në diasporë. Ndërkohë këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar dhe verbuar dhe idera ekstremiste të cilat po shfaqen dhe në Paris, Romë, Milano, Portugali, Brazil. E ndërkohë që Shqipëria është më afër se kurrë ëndrrës historike i vjen kjo formë terrorizuese inskenuar me ustallarë që i kam thënë që ditën e parë. Rinia po është e frustruar, e inatosur. Studentët po duan ndryshim. Por me keqardhje them se kjo rini dhe këto studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupit të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren dhe të miturit”, tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.