Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar në një varkë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas të dhënave paraprake të policisë, i riu me inicialet A. R., i punësuar pranë një kompanie private, po punonte me një pompë që përdorej për nxjerrjen e ujit nga varka.
Gjatë punës, 28-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit dhe shkakun e kontaktit fatal me energjinë elektrike.
