Në tokat bujqësore të fshatit Suk, në Roskovec, puna nis shumë herët. Fermeri Ilir Malka e fillon ditën që në orën 04:00 të mëngjesit, duke u përballur çdo ditë me lodhjen dhe sfidat e punës në bujqësi për të siguruar prodhimin. Pavarësisht përkushtimit dhe orëve të gjata në ara, Malka shpreh shqetësimin e tij për mungesën e mbështetjes nga institucionet ndaj fermerëve. Me një mesazh të drejtpërdrejtë, ai kërkon më shumë vëmendje dhe politika konkrete për sektorin e bujqësisë.Lexo edhe:Horoskopi për nesër, 29 korrik “Po nuk hahet djersa e fermerit o shtet. Unë ngrihem në orën 4 të mëngjesit për të punuar, ndërsa shteti zgjohet në orën 9”, shprehet Ilir Malka. Fjalët e fermerit nga Suk i Roskovecit pasqyrojnë shqetësimet e shumë bujqve shqiptarë, të cilët çdo ditë përballen me vështirësi të shumta, nga kostot e prodhimit deri te mungesa e mbështetjes së qëndrueshme. Megjithatë, ata vijojnë punën për të mbajtur gjallë prodhimin vendas dhe ekonominë rurale.
