Një 39-vjeçar nga Tirana, Lulzim Bujari është arrestuar në Himarë pasi po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh, njëri kat, nën tokë, në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.
6 punonjësit të Inspektoriatit Ndërtimor Himarë, janë shkarkuar dhe ndaj tyre ka nisur hetim. Lidhur me këtë rast, u shpallen në kërkim 3 punonjës, kryeinspektori dhe 2 inspektorë të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.
Shtetasit e shpallur në kërkim janë Dorjan Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë me detyrë kryeinspektor), Mateo Koshi, 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Andi hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë inspektor)
Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

