Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK.
Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herër ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Ndonëse avokati i Renardos ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata. Ky i fundit kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në Gjykatën e Posaçme dhe kërkohet kalimi i çështjes në proces gjyqësor. Ai ka qenë një nga drejtuesit e inceneratorëve, madje ma dyshime se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani. Renardo Nallbani u rrethua nga forcat e policisë në një vilë në Palasë, teksa ai është i vetmi i arrestuar nga 12 të akuzuar në total. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet inceneratoriRenardo NallbaniTiranë

