Një debat i fortë është zhvilluar mes gazetarit Elvi F dhe nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi, në CNA TV lidhur me raportin mes opozitës, biznesit, investitorëve dhe asaj që ata e cilësojnë si oligarki.
F i kërkoi opozitës të bëjë një ndarje të qartë mes biznesit të ligjshëm dhe krimit, duke kundërshtuar përdorimin e gjerë të termit “oligark”.
Nga ana tjetër, Këlliçi akuzoi qeverinë se pa ndërhyrjen e saj, sipas tij, bizneset nuk do të mund të çonin përpara afera korruptive.
Ai argumentoi se problemi nuk qëndron te një biznesmen që merr një leje, por te rastet kur pushteti politik krijon lidhje të drejtpërdrejta me sipërmarrës apo grupe që dyshohet se kanë lidhje me krimin.
F këmbënguli se opozita duhet të jetë mbështetëse e kapitalit dhe biznesit dhe jo të përdorë koncepte që, sipas tij, i përkasin një gjuhe marksiste.
Sipas gazetarit PD po bëhet si parti komuniste dhe po kthen sërish ish-diktatorin Enver Hoxha.
Debati në CNA TV
F: Pse e përzieni oligarkun me biznesin? Se këta njerëz kanë punuar dhe me Sali Berishën, këta punojnë me Edi Ramën, po të jesh ti nesër kryeministër do punojnë me ty. Se këta e mbajnë shtetin dhe jo kioskat.
Këlliçi: Pa shkeljen ligjore të Edi Ramës asnjë biznesmen në Shqipëri nuk do mund të çonte përpara asnjë aferë korruptive.
F: Termin oligark nuk mund ta heqë dot opozita?
Këlliçi: Sot Shqipëria ka një oligark që quhet Edi Rama.
F: Pse po more një leje pallati nga Rama quhesh oligark?
Këlliçi: Jo, ti sheh një kryeministër, që personalisht kontakton me facebook arkitektë të ndryshëm në botë, i fton në Shqipëri u cakton dhe truallin, shpesh i fut në joint venture në bashkëpunim me partnerë lokal që janë grupe kriminale me rekorde kriminale.
F: Ndani biznesin nga krimi. Ndani investitorët nga krimi dhe oligarkia. Jeni parti e djathtë. Si mundet të bëhet një parti e djathtë duke përdorur koncepte marksiste. Më pëlqen që opozita të bëhet pjesë dhe të bashkohet me protesta, por të bashkohet në protestë kundër biznesit, me terma marksiste ku janë bashkë neomarksistë, neokomunistët me LGBTQI dhe me hoxhën ku është opozita? Unë do shkoj të bëhem me Lulin, ka qenë më serioz në këto punë.
Këlliçi: Këtu është fuqia më e madhe e kësaj proteste ka arritur të bëjë bashkë të gjitha grupet me qëndrime ideologjike 180 gradë të kundërta, dikush del për flamingon, për mjedisin, për xhepin e tyre, për faktin që nuk mbyllin dot muajin, ndërkohë që ora e Agasit kushtonte 500 mijë dollarë, ndërkohë që kryeministri pi verë 33 mijë euro në vakt.
F: Para një viti e votuan Ramën
Këlliçi: Zgjedhje me Ramën nuk ka patur dhe nuk ka.
F: E kisha te biznesi mos na ço të propaganda, unë jam pro biznesit nuk jetojmë dot pa biznes. Ndani termin opozita, ç’punë ka opozita me biznesin. Se po bëheni parti komuniste po na sillni Enverin prapë.
Këlliçi: Enveri ka ardhur në formë moderne. Përfaqësuesi i Enverit të ri sot është Edi Rama. Nuk ke asnjë protestues të organizuar që sulmon biznesin. Ka qëndrime personale. Mbajnë përgjegjësi për qëndrimet e tyre.
F: PD duhet të jetë parti e kapitalit, biznesit, më thoni kë pronar keni mbrojtur.
Këlliçi: Kemi mbrojtur çdo pronar të ligjshëm të këtij vendi që ka dashur të zhvillojë biznesin në mënyrë të ndershme.
F: Juve ju komplekson Agron Shehaj me Rrjollin, Qori me Zvërnecin
Këlliçi: Kushdo që është i lidhur me afera me kryeministrin ne do e denoncojmë.
F: Akoma turizëm, me raki, domate dhe gjizë do bëjmë apo resorte si Greqia dhe Italia…
Këlliçi: Do bëjmë turizëm bazuar në rregulla, në ligj, në respektim të pronës private, në respektim të kushteve të mjedisit.
F: Po ikën investitorët jo PD të vijë në pushtet po zoti të shfaqet këtu nuk bëhet më ky vend. Duhet të mbroni investitorët.
Këlliçi: PD mbron çdo investitor që vjen për të zhvilluar vendin dhe të hapë vende pune. Mos më quaj investitor të huaj grupet kriminale.
F: Po flas për biznesmenët që sulmohen nga Agron Shehaj në mënyrë kriminale, për qëllime të caktuar si janë përdorur nga Basha për të vënë gjoba.
Këlliçi: Kjo historia që jeni të gjithë njëlloj, që PD dhe PS janë njëlloj, dhe kjo historia që ne jemi klientë të njëjtëve biznese duhet të marrë fund. Nëse ka zyrtarë politikanë qofshin këta dhe të PD që vendosin gjoba që kërkojnë favore që bien në qafë qëllimisht bizneseve për të përfituar personalisht dhe jo për të bërë detyrën si shërbëtor publik t’i bëjnë publik, t’i nxjerrin me emra.
F: Unë thashë ndani krimin nga biznesi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

